Tillerson: Nuk e kam vënë në dyshim shëndetin mendor të Presidentit Trump

01:01 | 6 Janar 2018
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, është pyetur mbi pretendimet e librit ‘Fire and Fury’, në të cilin pretendohet se Tillerson e ka cilësuar Trumpin me “inteligjencën e një fëmije”.

“Nuk kam asnjë arsye të vetme që të vë në dyshim mentalitetin e tij”, tha Tillerson në një intervistë për CNN, transmeton portali arbresh.info

Libri “Zjarr dhe Tërbim në Shtëpinë e Bardhë të Trump” është botuar të premtën dhe mbështetet në 200 intervista me njerëz të Shtëpisë së Bardhë, duke nxjerrë dyshime serioze rreth pranueshmërisë së Trump për presidencën.

Tillerson e ka cilësuar librin si një “gënjeshtër” të madhe, ndërsa ka shtuar se ishte vetë populli amerikan që e zgjodhi atë presidenti.

Trump e ka kritikuar librin, duke theksuar se autori nuk ishte lejuar që të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Në librin e Michael Wolff është portretizuar si frikacak, i paqëndrueshëm dhe i papërvojë për punët e shtetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme