Më shumë se 10 mijë turistë janë bllokuar në një qendër skijimi, e cila për shkak të dendësisë së madhe të borës paraqiste rrezik edhe për ortek.
Autoritetet kanë bërë të ditur se një nënë dhe vajza e saj 11 vjeçare kanë humbur jetën në pistën Val Venosta, në veriperëndim të Bolzanos, transmeton portali arbresh.info
Meterologët kanë paralajmëruar rrezik për zonën në Bolzano, pasi një ortek deri në katër shkallë mund të godasë përgjatë Cresta di Confine në kufirin e Italisë me Austrinë.
Autoritetet kanë theksuar se zona është mbuluar me 2 metra borë, një pjesë ka mbetur pa energji elektrike dhe moti pritet të përkeqësohet gjatë ditëve në vazhdim.
Europa është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkaktuar kaos në trafik dhe në linjat ajrore./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...