Hudhra ka një vend të pazëvendësueshëm në kuzhinën shqiptare. Ajo përdoret gjerësisht në salca, supa dhe gatime të tjera.
Hudhra ka fituar një vëmendje të madhe në përdorimet kundër infeksioneve, kolesterolit, tensionit të gjakut dhe mbrojtjes së përgjithshme që i ofron organizmit.
Gjithsesi, hudhra i ofron këto përfitime kur konsumohet pa e tepruar. Çaji i hudhrës është një instrument ideal për të marrë prej saj përfitimet maksimale.
Hudhra për pastrimin e organizmit
Ekspertët tregojnë se hudhra është përdorur prej shekujsh për të disinfektuar plagët, apo edhe për të trajtuar sëmundjet e mushkërive, sidomos në rastet kur shfrytëzohet avulli i çajit të saj.
Çaji i hudhrës dhe ekstraktet vajore parandalojnë zhvillimin e shumë baktereve, viruseve dhe mykut, apo baktereve si E. Coli, stafilokoku dhe streptokoku.
Efikasiteti i hudhrës vjen si pasojë e alicinës, një element që çlirohet kur hudhra shtypet, pritet ose kafshohet sapo qërohet.
Shëndeti i zemrës dhe tensioni i gjakut
Çaji i hudhrës mbron shëndetin e zemrës dhe lehtëson funksionimin e saj.
Një studim i fundit zbuloi se meshkujt që morrën pjesë në studim dhe që vuanin nga kolesteroli, arritën të ulnin nivelet e tij me 6-7 përqind, falë ekstraktit të hudhrës.
Ekstrakti në fjalë ulte tensionin e gjakut me 5.5 përqind. Pirja e çajit të hudhrës mendohet të ketë të njëjtin ndikim.
Mos e teproni me hudhrën
Hudhra përmban antioksidantë të fuqishëm përfshirë alicinën, një përbërës të cilit i atribuohen shumica e vlerave të hudhrës.
Sipas të dhënave, hudhra mund të përdoret kundër disa problemeve shëndetësore siç janë infeksionet dhe hepatiti, por nëse përdoret pa kriter, disa përbërës të saj mund të shkaktojnë dëme në mëlçi dhe veshka
Si të përgatisni çajin e hudhrës
Disa lloje të çajit të hudhrës kanë si elementë përbërës mjaltin dhe limonin.
Përgatitja e çajit të hudhrës kërkon tre thelbinj hudhër të qëruar dhe të copëtuar për të çliruar alicinën.
Zieni një filxhan me ujë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Shtoni thelbinjtë e hudhrës dhe lërini të qëndrojnë për pak minuta. Nëse preferoni shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
Alicina çaktivizohet gjatë gatimit, por nëse hudhrën e copëtoni dhe e lejoni të qëndrojë për 10 minuta përpara ekspozimit në temperatura të larta, alicina do të qëndrojë e paprekur./drrlajm/
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...