Shkrimi i keq i mjekëve është një nga çështjet më të diskutuara për pacientët, kur këta të fundit duhet të “deshifrojnë” një recetë.
Sipas një raporti të Akademisë së Shkencave të Institutit Kombëtar të Mjekësisë në SHBA, fakti që infermierët apo farmacistët nuk mund të dallojnë qartë emërtimin e barnave nga shkrimi i keq i mjekëve, shkakton vdekjen e paqëllimshme të rreth 7 mijë personave çdo vit në SHBA, shkruan tch. Sigurisht që jo të gjitha rastet rezultojnë fatale, pasi më të shumtë janë pacientët që thjesht pësojnë komplikacione të lehta shëndetësore.
Për ta minimizuar këtë problem, kompanitë e teknologjisë në bashkëpunim me institucionet parashikojnë që të fusin në përdorim sistemin e përshkrimit të barnave përmes teknologjisë, e cila do të përdoret nga mjekët dhe do bënte që të evitoheshin gabime të tilla, që shumë njerëzve u kushtojnë edhe jetën.
Google, Aetna, Dell e shumë spitale në Amerikë tashmë kanë prezantuar këtë sistem që mjekëve do t’u ofrohet pa pagesë./TCH
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...