Ministri i Jashtëm Khawaja Asif tha se Shtetet e Bashkuara po silleshin drejt Pakistanit si “një mik që gjithmonë tradhton”, pasi Uashingtoni pezulloi ndihmën dhe Presidenti Donald Trump akuzoi Islamabadin për gënjeshtra dhe mashtrime gjatë shumë viteve, raporton Reuters.
Udhëheqësi i opozitës, Imran Khan, ish-ylli i kriketit, i cilësuar si kryeministri i ardhshëm, tha se ishte koha që Pakistani të “ç’lidhet” nga Shtetet e Bashkuara dhe të rrëzojë praninë diplomatike dhe inteligjencën e SHBA në atë zonë të ndjeshme strategjike, transmeton portali arbresh.info
Uashingtoni akuzon Pakistanin se ka luajtur një “lojë të dyfishtë” duke ndihmuar afganët talebanë dhe militantët e rrjetit Haqqani që shkaktojnë kaos në Afganistan.
Islamabad e mohon këtë dhe i akuzon Shtetet e Bashkuara për mosrespektimin e sakrificave të tyre të mëdha – viktima të numëruara në dhjetëra mijëra – në luftën kundër terrorizmit./Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës