Presidenti francez Emmanuel Macron i ka thënë homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan që nuk ka shanse të përparimit të Turqisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në një konferencë të përbashkët për media, Macron tha se kishte dallime në të drejtat e njeriut që nga nisja e spastrimit të Turqisë për shkak të grusht shteti të dështuar të 2016-ës, transmeton portali arbresh.info
Erdogan tha se Turqia ishte lodhur duke kërkuar vazhdimisht të bashkohej me BE.
Ai u përplas me një gazetar që pyeti për pretendimet se Turqia dërgoi armë në Siri.
Gazetari e pyeti atë për një artikull në gazetën Cumhuriyet nga viti 2015, gjë që sugjeroi se inteligjenca turke kishte dërguar furnizime.
Erdogan u përgjigj duke akuzuar gazetarin se po fliste si një anëtar i lëvizjes gyleniste, të cilën ai e fajëson për grushtin e shtetit të vitit 2016.
“Kur ju bëni pyetje, jini të kujdesshëm në këtë pikë dhe mos flisni me fjalët e tjetrit”, tha ai.
Macron tha se ishte koha për t’i dhënë fund hipokrizisë duke pretenduar se kishte ndonjë perspektivë për një avancim në bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE./Arbresh.info/
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...