Pas Neymar, PSG synon edhe Cristiano Ronaldon

20:02 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Pasi sulmoi Barcelonën, PSG po mendon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Real Madrid. Nëse në verën që lamë pas arriti të merrte brazilianin Neymar, klubi parisien ka vënë në shënjestër për verën e ardhshme Cristiano Ronaldon.

Lajmi është zbuluar nga “El Confidential”, sipas së cilës klubi parisien kërkon të përfitojë nga ‘llastimet’ e fundit të luzitanit, që kërkon rritjen e pagës. Presidenti Florentino Perez ende nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do ti bindet kërkesës së fituesit të Topit të Artë, ndërkohë që PSG pretendon të bëjë një treshe ëndrrash me Neymar dhe Mbappe.

Një lëvizje e mundshme e Ronaldos në Paris do të krijonte një efekt zinxhir dhe jo vetëm me këto dy skuadra. Kështu për të zbutur operacionin ekonomik, klubi i drejtuar nga Nasser Al-Khelaifi po kërkon që të bindë uruguajin Cavani të zhvendoset në Bernabeu. Në fakt Cavani, që nuk është shumë i kënaqur me ardhjen e Neymar do të ishte zëvendësuesi ideal për Karim Benzema që po përgatit valixhet për të lënë Madridin në verë.

Nga ana tjetër Real Madrid duhet të fillojë të mendojë për zëvendësuesin e Ronaldos dhe në mendje vjen një preferencë e vjetër e trajnerit Zidane, Eden Hazard./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme