Google ADS

Me çka janë grimosur femrat para 100 viteve?

19:03 | 5 Janar 2018
L G

Fillimi i shekullit 20 ishte pika kthesë për kozmetikën. Periudha Eduardiane që zgjati nga 1900 deri në 1910 idealizonte lëkurën e bardhë dhe paraqitjen rinore,mirëpo prapë e mbanin qëndrimin se grimi është shenjë e keqe dhe për ata me reputacion të keq.

Me kohë grimi u më i pranueshëm dhe filluan të prodhohen produkte të reja, efektet anësore të të cilëve shumë pak njiheshin për publikun.

Disa materiale që janë përdorur para 100 viteve, do ju lënë të mahnitur.

Lëng limoni

Gjatë periudhës Elizabetiane, lëkura e errët konsiderohej si lëkurë e klasit të ulët. Lëngu limonit përdorej për zbardhjen e lëkurës si dhe për shërimin e djegieve nga dielli.

Vazelina

Përdorej për të zbutur lëkurën, zbutjen e buzëve të çara, pastrimin e grimit, mbrojtje nga djegia e diellit si dhe largimin e njollave nga rrobat.

Insekte të shtypura

Buzëkuqi u bë i famshëm në fillim të shekullit 20 pasiqë aktiviste për të drejtat e grave e mbanin në tubime për emancipimin e femrës. Shumë mjete kozmetike përmbanin insekte në fillim si vaj ricini, dhjam dreri, karmin dhe dyllë blete.

Këna

Këna është përdirur na Afrikë të veriut, Azi perëndimore dhe të jugur, Australoazi, për të ngjyrosur flokët dhe për artin e trupit që nga epoka e Bronzit.

I kuqi

Edhepse grimi konsiderohej si gjë vetëm për aktorë, të gjithë posedonin të kuq që e fshihnin nga të gjithë. Pasiqë lëkura e bardhë dominonte, skuqja e faqeve të fytyrës ishte nëj gjë e pëlqyeshme.

Helmarinë

Belladona apo e njohur ndryshe si helmarinë vdekjepruese, nuk është gjithmonë e tillë. Përmban kimikate që bllokojnë sistemin nervor andaj edhe përdoret për qetësues për dhembje si dhe për zgjerimin e bebëzave të syrit.femrat në fillimin e shekullit të kaluar e përdornin për zgjerimin e bebëzës së syrit për të fituar sy më të errët.

Benzoin

Femrat përdornin benzoinin për të larguar rrudhat, mirëpo ka qenë një gjë e gabuar pasoqë mund të shkaktojë irritim të syve, ënjtje dhe marramendje.

Radiumi

Radiumin filluan ta përdorin si produkt në sapun, karmin, pudër për fytyrë madje edhe në pastrueset e prenkave. Mirëpo në vitin 1925 u zbulua se shkakton nekrozën e radiumit.

Dylli

Përdorimi i dyllit shkon prapa deri në Egjiptin e lashtë. Në vitet 1900 përdorej për maskara, për t`i bërë qerpikët më të trashë dhe më të gjatë.

Boraksi

Boraksi përdorej në detergjent për larje të rrobave, sapun dore dhe në prodhime tjera për pastrim. Boraksi është pesticid dhe shkakton irritim të lëkurës.

Spermaceti

Është një material si dylli që ndodhet në kokën e spermës së balenës. Nuk ka aromë dhe shije andaj edhe përdorej si kremë e ftohtë në grim.

Ujë trëndafili

Uji i trëndafilit ka një histori të gjatë të përdorimit kundër ndezjes dhe irritimit të lëkurës, si dhe të hidratojë dhe detoksikojë. Përdoret në tonerët e fytyrës, hidratues si dhe pastrues të grimit.

Lëng panxhari

Përdorej si skuqës për fytyrë dhe të kuq për buzë.

A jemi më mirë me prodhimet moderne?

Edhe pse nuk jemi duke e dëmtuar veten si në shekullin e kaluar, ende nuk mund të themi se prodhimet e reja kozmetike janë të sigurta për përdorim. Vetëm mund të paramendojmë se çfarë do thonë për neve gjeneratat pas një shekulli, dhe si do i kritikojnë mënyrat tona për t`u dukur mirë./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme