Policia e Kosovës ka hapur hetime për rastin e vdekjes së 32 vjeçares me inicialet B. S, e cila gjatë ditës së sotme ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës së gjinekologjisë, ku edhe ka mbetur pa shenja jete, raporton “Arbresh.info”.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës, Flora Ahmeti, me urdhër të prokurorit rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se nga objekti i gjinekologjisë ne QKUK ka rënë një person (femër B.S 1986). E njëjta është dërguar ne emergjence për tretman mjekësor nga ku jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jete. Rasti ne polici me urdhër të prokurorit është hapur vdekje e dyshimtë dhe me te po merren njësiti i hetimeve”, thotë Ahmeti .
Ndërkohë, përmes një njoftimi për media Qendrën Klinike Universitare ka bërë të ditur se 32 vjeçarja e cila ka ndërruar jetë, pasi që dyshohet se ka rënë nga katet e sipërme të Klinikës Gjinekologjikë Obstetrike, shoqërohej nga bashkëshorti i saj.
Sipas këtij njoftimi ajo nuk ka qenë paciente në QKUK, por vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji. Arbresh.info
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...