Google ADS

QKUK thotë se viktima nuk ishte paciente e QKU-së

17:48 | 5 Janar 2018
M. A.

Përmes një njoftimi për media QKUK ka konfirmuar se një grua 31 vjecare ka vdekur pasi ka rënë nga kati i katërt i Klinikës Gjinekologjikë, shkruan arbresh.info.

“Ju informojmë se Qendrën Klinike Universitare ka ndërruar jetë  një grua, pasi që dyshohet se ka rënë nga katet e sipërme të Klinikës Gjinekologjikë Obstetrike”, thuhet në njoftim.

Sipas QKUK-së viktima nuk ka qenë paciente e QKUK-së por vetëm shoqëruese e foshnjës së saj një muajsh.

”Viktima e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, nuk ka qenë paciente në QKUK, por  vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji. Për rastin janë njoftuar organet e hetuesisë dhe policisë të cilat tani po merren me rastin”, njuton QKUK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme