Gazeta e njohur zvicerane “Bick” i ka kushtuar vëmendje hulumtimit të publikuar para dy ditëve nga ‘Insajderi’ për pushimet luksoze të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Teksti i “Blick” ka filluar duke shkruara se Haradinaj fillimisht ia kishte dyfishuar pagën vetes e më pas të largohet me familjen e tij në pushime dimërore në St.Mortiz. Fshatë ky turistik prej më të shtrenjtëve në botë, përcjell Insajderi.
“Kryeministri i sapo emëruar i Kosovës, Ramush Haradinaj (49) dyfishojë pagën e tij, para se të largohet me familjen e ti për pushimet të vërteta dimërore në St.Mortiz. Atje ku qëndroi në hotel “Çarlton”, thuhet në shkrimin e gazetës zvicerane.
Më tej gazeta thekson zemërimin e shumë qytetarëve të Kosovës, duke cituar një qytetar i cili thoshte në Fabeook se “Ky i ashtuquajtur kryeministër deri dje ishte djalë i një fermeri dhe sot pushon në një nga hotelet më të shtrenjta në Zvicër”.
Më tej theksohet sqarimi nga Haradinaj për udhëtimit i cili thotë pagoi 8 mijë franga, ani pse në këto sqarime nuk i ka dokumentuar para medieve.
Insajderi ka publikuar të mërkurën hulumtimin për pushimet luksoze të Haradinajt. Kryeministri kishte pushuar në hotelin “Carkton” në Sant Moritz të Zvicrës i cili është njëri nga fshatet turistike më të shtrenjta në botë.
Pushimet familjes Haradinaj i kishin zgjatur nëntë ditë, për akomodimin e të cilëve në dispozicion ka qenë suita “Czar” pre 160 metra katror. Sipas çmimeve që hoteli ka treguar në ueb faqen e tyre një pushim i tillë, kryeministrit të vendit më të varfër në Evropë i ka ushtuar mbi 80 mijë franga.
Por pavarësisht kësaj Haradinaj dje për medie ka thënë se pushimet i kanë kushtuar 7 mijë euro, përderisa ka thënë se ka para për t’i bërë edhe tri pushime të tjera./Insajderi.com
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë