Gjashtëdhjetë efektivë të Policisë së Shtetit me grada të niveleve zbatuese, të mesme dhe të larta, iu janë refuzuar certifikatat e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit.
Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga incidentet që ata mund të kenë pasur në radhët e policisë, probleme të vërejtura gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme, vërejtje të dhëna nga eprorët e deri tek probleme të mundshme me deklarimin e pasurisë.
Pajisja me certifikatë sigurie pritet të jenë një element i rëndësishëm në përcaktimin e karrierës së shumë prej efektivëve që duhet të vijojnë karrierën në nivele të larta.
Po ashtu certifikata e sigurisë është kategorikisht e nevojshme për ata oficerë që duhet të kenë akses për informacione të rëndësishme që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin dhe krimet e rënda.
Nuk bëhen të ditur emrat e personave apo funksionarëve që iu është refuzuar certifikimi i sigurisë, por shumë shpejt ata pritet të lënë detyrat e rëndësishme që mbajnë nëse kanë të bëjnë me informacione sekrete të rëndësishme.
Oficerët nuk do të përjashtohen nga policia, por pritet të emërohen në strukturat e rendit, apo struktura në të cilat nuk është e nevojshme pajisja me certifikatë sigurie.
Shume shpejt, të gjithë efektivët dhe drejtuesit e policisë do t’i nënshtrohen edhe vettingut. /Tv Klan
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...