Pjesët veri-lindore të SHBA-ve janë duke u përgatitur për mot të ftohtë që s’kanë parë moti, për shkak të ciklonit bombë, që parashihet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.
Në New England janë duke u bërë përpjekje për të pastruar rrugët nga akulli dhe bora, me temperatura që pritet të arrijnë deri në -29 gradë celsius, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, transmeton arbresh.info
Valët gjigante dhe përmbytjet të premten gjithashtu shtuan problemet tashmë të rënda të udhëtimit.
Stuhia deri tani është fajësuar për deri në 19 vdekje, raportojnë mediat amerikane.
Vdekjet janë regjistruar në Karolinën e Veriut, Wisconsin, Kentaki dhe Teksas si rezultat i aksidenteve të trafikut dhe ekspozimit ndaj temperaturave të ftohta, raporton CBS./Arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...