Sergio Ramos është lënduar në pulpë të këmbës dhe pritet të mungoj në ndeshjen e parë të Real Madridit në La Liga pas pushimeve.
Kapiteni i Madridi mungoi në fitoren 3 me 0 të skuadrës së Zinedine Zidanes ndaj Numancias në kuadër të Kupës së Mbretit, megjithëse edhe emra të mëdha si Cristiano Ronaldo kishin pushuar gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Por, Madridi ka konfirmuar në një deklaratë të shkurtër sot (e premte) që Ramos do të qëndroj jashtë fushës për një periudhë të pa caktuar për shkak të lëndimit.
“Pas testeve të kryera në Sergio Ramosin nga Shërbimi Mjekësor Sanitas Real Madrid, ai është diagnostikuar me një lëndim muskulor në pulpë të këmbës së tij të majtë”, ka shkruar Real Madridi në deklaratën e lëshuar”
“Rikuperimi i tij do të vazhdoj të vlerësohet”
Real Madridi do të përballet me Celta Vigon të dielën pas disfatës së fundit të pësuar në shtëpi ndaj Barcelonës me rezultat 3 me 0./arbresh.info/
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji