Google ADS

“Saimir Tahiri, pafajshëm derisa të provohet e kundërta”

14:13 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

“Çdo kush është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij”.

Duke ju referuar këtij paragrafi në Kushtetutën e SHBA-ve, akademiku Rexhep Qosja komenton kështu çështjen Tahiri në Shqipëri. Çështjen që ndezi debat të madh politik në vendin tonë, pasi ish-ministri i Brendshëm u vu në hetim për trafik droge në bashkëpunim me një bandë, disa anëtarë prej të cilëve janë kushërinj të tijët, Habilajt.

“Saimir Tahiri! Nuk jam prokuror publik; nuk jam as gjykatës. Saimir Tahiri, them, mund të jetë fajtor për çka akuzohet e mund të jetë i pafajshëm. Unë respektoj një paragraf juridik pamatshëm të rëndësishëm për drejtësinë dhe për demokracinë dhe ky është paragrafi në Kushtetutën e SHBA-së në të cilin thuhet: çdo kush është i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij. Saimir Tahirit, një njeriu politik inteligjent, të aftë, ndoshta më pak vigjilent se çdo të duhej në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, qe sa muaj, ndoshta gati qe një vit, po i shkelen egër, egër të drejtat e njeriut duke u shkelur njëkohësisht prej akuzuesve të tij ligje e Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Rasti i Saimir Tahirit është rast, i shpikur a i ndodhur ende nuk dihet, me të cilin asnjë minutë nuk do të duhej të merrej njeriu politik, prijësi partiak a bashkëpunëtori i prijësit partiak.

Duke ia shkelur të drejtat më elementare njerëzore, duke e fyer, duke e përulur, duke e hequr zvarrë nëpër baltën e akuzave, që mund të dalin shpifje apo të vërteta vetëm gjykata do ta tregojë, këta njerëz politikë vetëm sa po tregojnë se sa larg prej nesh janë standardet dhe vlerat demokratike e juridike evropiane, dhe se sa gjatë do të jemi të prridhur prej primitivizmit ballkanik, në të vërtetë prej primitivizmit të urrejtësve tanë të ndryshëm!”, thotë Akademiku Qosja në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme