Google ADS

Kryeministri tregon se kur do të mbahet sivjet testi PISA

11:14 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se testi PISA do të mbahet sivjet në fund të muajit Prill.

Haradinaj ka thënë se kjo do të jetë sfida e parë e qeverisjes së tij, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësim të këtij synimi.

Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë.

Themelet solide të ardhmërisë sonë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni im./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme