Vidhen 480 euro nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan

10:57 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Është arrestuar një person në Gjilan i cili është prezantuar rrejshëm si përfaqësues i një organizate jo qeveritare me ç’rast ka mashtruar zyrtar nga Drejtoria Komunale e Arsimit – Gjilan.

I dyshuari ka arritur që përmes mashtrimit të përvetësoj në dy raste të ndara një shumë parash prej 480 euro, shkruan arbresh.info.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme