Çfarë paralajmëron policia italiane për këta tetë shqiptarë

10:20 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

“Shikojini mirë këto fytyra dhe mbani mend këta hajdutë”.

Kjo është thirrja e kolonelit italian Oreste Liporace, komandant i karabinierëve të Padovas, për qytetarët e kësaj zone.

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 8 shqiptarë, të cilët janë arrestuar për vjedhje dhe ndodhen në burg.

Por, megjithatë shqetësimi është ende prezent, pasi mund të dalin nga burgu dhe mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre të vjedhjes.

“U arrestuan për vjedhje në banesa. Por kur të dalin nga qelia mund të rinisin aktivitetin”- tha koloneli.

Ai ka dhënë edhe detaje se çfarë metodash përdorin ata gjatë grabitjeve, duke thënë se shtëpitë që do të futen për të vjedhur i fiksojnë gjatë ditës, ndërsa natën futen brenda për të çuar misionin deri në fund./GazetaExpress/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme