Steve Bannon kritikoi presidentin amerikan në librin e tij që do të botohet të premten, për fushatën dhe “kaosin” brenda Shtëpisë së Bardhë. Në anën tjetër Donald Trump në një tweet të enjten mbrëma ka kritikuar librin me një shprehje duke thënë “Steve i pistë”.
Nuk ishte e qartë nëse Trump po i referohej ish strategut të Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon, i cili është autor i “Zjarri dhe Zemërimi” brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit” dhe duke cituar Steve Rubin, president i kompanisë Hendry Holt. transmeton arbresh.info
Pas një përpjekjeje të dështuar për ta parandaluar atë, Trump tha: “Nuk e lejova kurrë autorin e këtij librit të çmendur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, kurrë nuk kam folur me atë për një libër plot gënjeshtra, keqinterpretime dhe burime jo ekzistuese”.
“Shikoni historinë e këtij njeriut dhe shikoni se çfarë do të ndodhë me të, “Steve i pistë”, kishte thënë Trump, transmeton arbresh.info
Autori i librit, Michael Wolf, citon disa fjale për përkrahësit e Trumpit, duke përfshirë Steve Bannon, duke shprehur dyshime serioze rreth papranueshmërisë së Trumpit për presidencën.
Libri, që portretizon Trumpin si frikacak, të paqëndrueshëm dhe të papërvojë në punët e Zyrës Ovale, citon fjalët e ish aleatit dhe këshilltarit kryesor Steve Bannon, të cilin avokatët e presidentit gjithashtu kanë urdhëruar të ndalojnë dhënien e informacionit.
Libri citon Bannon të ketë thënë se hetimi i kryer nga Prokurori Special Robert Mueller mbi çështjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, do të përqendrohen në çështjet që lidhen me pastrimin e parave.
Seksionet e librit u botuan në disa media të mërkurën, duke shkaktuar një reagim të zemëruar nga Shtëpia e Bardhë. transmeton arbresh.info
AFP mori një kopje të letrës dërguar nga avokati i Trumpit, Charles Harder, tek shkrimtari dhe botuesi, duke thënë se libri përmbante “shumë pohime të pavërteta për Trump”.
Pasi Trump kërkoi prej avokatëve të tij që të përpiqen të ndalojnë shpërndarjen e librit, botuesit vendosën të lëshojnë atë të premten, katër ditë para datës së caktuar për këtë.
Trump lëshoi një deklaratë duke denoncuar deklaratat e bëra nga Steve Bannon tek shkrimtari dhe konsideroi se Bannon “U çmend” pas largimit të tij nga detyra në gusht.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se libri përmbante informacione “absolutisht të pavërteta”. / arbresh.info
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet