Philippe Coutinho beson që transferimi i tij nga Liverpooli në Barcelonë është i pashmangshëm.
Lideri në La Liga është i gatshëm të shpenzoj 140 milionë funta për transferimin e brazilianit, që përfshin një tarifë prej 105 milionë funta dhe 30 milionë të tjera bonuse duke u bazuar në paraqitjet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja me Barcelonën mund të bëjë që Coutinho të bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori pas marrëveshje të Paris Saint Germainin me Neymarin dhe Kylian Mbappen verën e kaluar.
Bazuar në ‘The Times’, Coutinho ka refuzuar përpjekjen e fundit të Liverpoolit për të blinduar atë në Anfield për pjesën e mbetur të sezonit dhe dëshiron të finalizojë tani transferimin në Camp Nou.
Raporti nga burimi i lartpërmendur pretendon që mesfushori beson që Liverpooli dhe Barcelona janë afër arritjes së marrëveshjes.
Coutinho do të mungoj në ndeshjen e Liverpoolit kundër Evertonit për shkak të lëndimit, por Jurgen Klopp pretendoi në fillim të javës se pret që 25-vjeçari të jetë i gatshëm kundër Manchester Cityt më 14 janar./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...