Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka informuar Qeverinë e Kosovës për krijimin Grupit Punues për Koordinimin dhe Mbështetjen e Procesit të Anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se ka autorizuar dhe i ka dhënë udhëzimet e nevojshme këtij Grupi Punues, që të përgatisë një Plan Veprimi për masat, që duhet të ndërmerren nga të gjitha Institucionet e linjës, përkitazi me këtë proces.
Statusi i plotë:
Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë informova kabinetin mbi krijimin e Grupit Punues për Koordinimin dhe Mbështetjen e Procesit të Anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në funksion të këtij qëllimi dhe në përputhje me mandatim tim si Minisitër i Jashtëm kam krijuar Grupin Punues prej 11 anëtarëve, i cili do të vendosë bazamentin fillestar të këtij procesi shumë të rëndësishëm për vendin dhe të gjithë shtetasit e vendit tonë.
Kam autorizuar dhe i kam dhënë udhëzimet e nevojshme këtij Grupi Punues, që ndër të tjera, të përgadisë një Plan Veprimi për masat, që duhet të ndërmerren nga të gjitha Institucionet e linjës, përkitazi me këtë proces.
Në bazë të dinamikës të punës, në një afat shumë të shpejtë Republika e Kosovës do të dorëzojë edhe zyrtarisht aplikimin për të qenë pjesë e këtij mekanizmi ndërkombëtar.
Veç kësaj, jam duke e koordinuar ngushtë çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol. Grupi Punues, ndër-ministror, që mbështetet edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme është duke punuar intenzivisht, që procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Interpol të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Ashtu siç edhe jeni në dijeni nga vizitat e mia të shumta në çdo cep të botës, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimi i vendit tonë në sa më shumë organizata ndërkombëtare është njëri ndër prioritetet e mia qeverisëse për këtë mandat, por edhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave