Mërgimtarë, kjo është gjendja sot në Merdarë

08:37 | 5 Janar 2018
Arbresh.info

Edhe sot në pikëkalimin kufitar të Mërdarës po vazhdojnë kolonat e gjata të veturave.

Numri i madh i mërgimtarëve që pas festive të fundvitit po kthehen në shtetet perëndimore ku ata jetojnë, po shkakton kaos të madh në kufi me Serbinë, shkruan Indeksonline.

Kjo shihet edhe në një video dhe disa foto që lexues të Indeksonline kanë dërguar në redaksi, ku shihet kolona e gjatë me vetura që nuk lëviz pothuajse fare.

Këtë gjendje e konfirmon edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), sipas së cilës, pritjet në Merdarë janë 90 minuta për të dal nga territori i Kosovës, apo 1 orë e gjysmë.

Pikë tjetër e ngarkuar mbetet edhe ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët presin gjatë për të kaluar kufirin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme