Chelsea në bisedime me një sulmues befasues

08:21 | 5 Janar 2018
Arbresh Info

Chelsea raportohet se ka bërë një kërkesë befasuese për transferimin e sulmuesit Andy Caroll në formë huazimi nga West Ham United.

Caroll është për momentin njëri nga dy shënjestrat e “Bluve” së bashku me mesfushorin Ross Barkley të Evertonit që vlen rreth 15 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Antonio Conte synon përforcimin e skuadrës së tij duke marrë parasysh kërkesat shtesë që vijnë nga futbolli i Ligës së Kampionëve këtë sezon. Chelsea tashmë është prapa Manchester Cityt në garën për të mbrojtur titullin e tyre në Premierë Ligë, prandaj Conte nuk është në gjendje të punojë në formën e tij ashtu siç bëri vitin e kaluar.

Sidoqoftë, disa ende e vënë në pyetje transferimin e një lojtari si Carroll edhe pse nënshkrimi me të do të jetë vetëm në formë huazimi dhe se italiani ka ndërmend të përdorë atë vetëm si zëvendësues.

Reprezentuesi i Anglisë dështoi keq në Liverpool, ku qartë dukej se nuk ishte në gjendje të përballet me kërkesat për të luajtur te një klub i madh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme