Deklarata e zëvendës ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Bryan Hoyt Yee, se Serbia nuk mund të ulet njëkohësisht në dy karrige, duke lënë të nënkuptuar marrëdhënien e saj me Rusinë dhe BE, ka ngjallur reagime të ashpra në Beograd.
I pari që reagoi ishte ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, i cili ia përcolli shqetësimin e tij sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tilerson.
“I tërhoqa vëmendjen në atë se ndryshimet në politikën amerikane duhet të i bëjnë vetëm presidenti, zëvendës-presidenti dhe ministri i Jashtëm, duke marrë parasysh që përfaqësuesit e establishmentit të vjetër nuk mund t’a bëjnë këtë, sepse e mbrojnë politikën e tyre të viteve 1990”, mësohet t’i jetë shprehur Dacic sekretarit amerikan të shtetit gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave të OSBE-së në Vjenë.
“Serbia mund të ketë marrëdhënie më të mira me Amerikën, vetëm nëse përqendrohet tek Trump dhe administrata e tij. Kur e them këtë, mendoj në Tillerson dhe Pens, jo në Departamentin e Shtetit. Sepse në Departamentin e Shtetit ende punojnë njerëzit që e kanë shkruar krejt atë çfarë ka ndodhur në 20-30 vitet e fundit. Ata nuk ndryshojnë mendje”, ishte shprehur ai. /Tema/
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...