Rusia ka në plan të prezantojë monedhën dixhitale të saj dikur rreth muajit tetor dhe tani Presidenti Vladimir Putin dyshohet se ka urdhëruar zyrtarët rusë të punojnë në zhvillimin e një monedhe digjitale kombëtare.
Sipas “Financial Times”, Sergei Glazev, këshilltar ekonomik i presidentit, në një mbledhje qeveritare tha se monedhat digjitale do të shërbejnë si “mjet i dobishëm” për shmangien e sanksioneve ekonomike nga Perëndimi, transmeton portali arbresh.info
“Kjo do të ketë vlerë dhe do të jetë e përshtatshme për ne, sepse ne do të mund të zgjidhim problemet me partnerët tanë anembanë botës pavarësisht nga sanksionet”, tha ai.
Këshilltari ka treguar se monedhat digjitale do të jenë ekuivalente me rubla, dhe lëvizja e tyre do të monitorohet nga Kremlini.
Mbi këtë “vendim” ende nuk është dhënë asnjë koment nga Banka Qendrore e Rusisë.
Verën e kaluar, pas takimit me Vitalik Buterin, Presidenti urdhëroi zyrtarët e tij të kabinetit të krijonin një kornizë për krijimin dhe rregullimine monedhës digjitale brenda Rusisë./arbresh.info/
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër