Përzgjedhja e logos për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, është bërë nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, e cila po cilësohet si ma kreativja gjatë gjithë këtyre viteve.
Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Adil Behramaj, ka thënë se forma e logos simbolizon ditëlindjen e 10 të shtetit, duke shtuar se simbolizon edhe kontributin në paqen rajonale.
“Forma e saj i përngjan fishekzjarreve, për shkak se kemi të bëjmë më vitin jubilar. Aty e kemi edhe formën zyrtare të hartës së Kosovës. Do të ketë dhjetë ditë festë, duke filluar nga data 8 deri me 18 shkurt”, ka theksuar Behramaj.
Hartuesit e logos sipas tij, janë Arbër Racaj dhe Egzon Cakaj dhe i tërë organizimi është nën patronatin e Presidentit të Kosovës. /Klan Kosova/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%