Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg është zotuar se do të “rregullojë” Facebook-in, në atë që ai e ka përkshtuar si sfidën e tij personale për vitin 2018.
Në një postim në faqen e tij zyrtare, ai tha se janë duke u bërë shumë gabime për zbatimin e politikave dhe parandalimin e keqpërdorimeve të mjeteve të tij, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Që nga fillimi i vitit 2009, Zuckerberg ka arritur famë botërore falë rrjetit të tij social.
Mediat sociale ngjajnë me një “zjarr” për lejimin e lajmeve të rreme dhe morrën hov në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Facebook në veçanti është kritikuar për lejimin e reklamave politike të lidhura me Rusinë në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Zuckerberg tha se kishte për qëllim të përqëndrohej në “çështje të rëndësishme”, të cilat ai e cilësoi si “mbrojtjen e komunitetit tonë nga abuzimi dhe urrejtja, duke mbrojtur kundër ndërhyrjes nga shtetet kombëtare, ose duke u siguruar që koha e shpenzuar në Facebook është kohë e shpenzuar mirë”./arbresh.info/
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...