Google ADS

Diplomati i harruar zviceran që shpëtoi mijëra njerëz nga Holokausti

20:28 | 4 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një diplomat zviceran është kredituar për udhëheqjen e operacionit më të madh për shpëtimin e mijërave njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por në vend se ai të kujtohej për shpëtimin e mijërave hebrenjëve, ai u qortua dhe deri vonë ishte një personazh i harruar, siç raporton Imogen Foulkes  për BBC, transmeton portali arbresh.info

Në një periferi të kryeqytetit të Zvicrës, Berne, ekziston një rrugë e qetë e quajtur Carl Lutz Weg.

Ju që jetoni në Zvicër, apo ju të tjerët që planifikoni të vizitoni Bernen, pyetni njerëzit nëse e dinë se kush është ai.

Në shenjën e rrugësh shkruhet: Këshilltar për Zvicër-Budapest, 1942-1945.

Më shumë të dhëna gjenden në Departamentin Zviceran të Punëve të Jashtme, ku gjenden vëllime të lidhura me mijëra letra, secila e vulosur nga qeveria e Zvicreës dhe secila e bashkuar me fotografi të familjes.

Të gjitha këto janë rekordi i përpjekjeve të Carl Lutz për të ndaluar nazistët që deportonin mijëra hebrenjë nga Budapesti drejt kampeve të vdekjes.

Schindler i Zvicrës?

Një diplomat i kalitur, Lutz kishte shërbyer si konsull zviceran në Palestinë. Në vitin 1942, ai u transferua në Budapest. . Hungaria i ishte bashkuar luftës në anën e Gjermanisë në vitin 1941 dhe në vitin 1944 nazistët pushtuan vendin.

“Pas aokupimit gjerman të Budapestit, hebrenjtë hungarezë që jetonin në fshat u depërtuan me shpejtësi në Auschëitz”, thotë eksperti i holokaustit Charlotte Schallié.

“Lutz e kuptoi se duhet të vepronte shpejt”.

Schallié beson se ajo që Lutz vazhdoi të bënte, lirisht ai mund të krahasohet me Oskar Schlinder, gjermani që shpëtoi hebrenjtë duke i punësuar ata në fabrikat e tij.

Pasaporta mbrojtëse

Si një i dërguar nga Zvicra neutral, Lutz përfaqëson interesat e vendeve që kishin mbyllur ambasadat e tyre në Hungari, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë.

Kështuqë ai fillojë të vendosë nën mbrojtjen zvicerane të gjithë ata që ishin lidhur me vendet që ai përfaqësonte.

Një nga to ishte edhe Agnes Hirschi. Ai kishte lindur në Britani të Madhe nga prindër hungarezë, të cilët më vonë u kthyen në Budapest.

Ajo sqaron se si diplomati u kishte dhënë atyre pasaporta mbrojtëse.

Por për të shpëtuar hebrenjtë e Budapestit, Lutz duhej të shkonte më tej. Ai i bindi gjermanët që të lëshonin rreth 8 mijë letra diplomatike mbrojtëse.

Ai pastaj i zbatoi letrat jo me individë, siç kishin planifikuar gjermanët, por me familje të tëra. Dhe sapo ai arriti në 7,999, ai thjesht filloi përsëri në numrin 1, duke shpresuar se nazistët nuk do të vëreshin dyfishimin.

Në bazë të letrave, ai ka arritur të shpëtojë rreth 62 mijë njerëz.

Shtëpi e sigurtë

Pasi u bë e qartë se Gjermania do të humbiste luftën, operacionet naziste në Hungari u bënë gjithnjë e më brutale.

Në vend që të organizonin deportimet, ata filluar të marrin familjet hebreje në brigjet e lumti Danub dhe t’i qëllonin.

Në përgjigje, Carl Lutz ngriti 76 shtëpi të sigurta. Teknikisht në territorin e Zvicrës, u strehuan mijëra njerëz.

Beteja e Budapestit në shkurt të vitit 1945, për Carl Lutz ishte përfundim i luftës.

Por me të arritur në kufi me Zvicrën, ndodhni një e papritur. Lutz priste që të mirëpritej në kufi.

“Zhgënjimi më i madh ishte aty nuk ishte askush”, kujtoi ai në një intervistë pak para vdekjes në vitin 1975. “Vetëm u pieta nëse kam ndonjë gjë për të deklaruar”.

Larg nga lëvdata për trimërinë e tij, Lutz u qortua për tejkalimin e autoritetit të tij.

“Askush nuk më ka falenderuar. Vetëm më kanë thënë që kam pasur fat që i kam mbijetuar luftës. Asnjë zyrtar nuk më ka shtrënguar dorën”, pati thënë ai.

Arsyeja se pse Zvicra ishte kaq e zymtë, kishte një fillesë. Rusët kishin arrestuar diplomatë të tjerë zviceranë në Budapest dhe prioritet ishte lirimi i tyre. Ndërsa sipas historianit Francois Ëisard, zviceranët kanë aversion ndaj festave për heronjë.

“Zvicra nuk e pëlqen kultin e personalitetin”, tha ai.

Neutraliteti vjen i pari

Zvicra njihet për neutralitetin e saj. Përderisa filloi Lufta e Ftohtë dhe dekada më pas, duke pranuar veprimet e Lutz, megjithatë heroike, nuk përputheshin me vendosmërinë e Zvicrës për të qenë plotësisht neutrale në çdo kohë.

Megjithatë, diplomatët zviceranë gjetën disa lumturi në rrënojat e Budapestit. Pas luftës Carl Lutz u martua me nënën e Agnes, dhe sot Agnes, familjen e të cilës e shpëtoi,  ende punon për të mbajtur gjallë kujtimin e njeriut që u bë njerku i saj.

“Unë mendoj se ai ishte hero”, tha ajo.

Carl Lutz është nderuar nga shumë vende: Izraeli, Gjermania, Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara. Vitin e ardhshëm një dhomë do të emërohet pas tij në vendin e tij të vjetër të punës, Departamenti Zviceran i Punëve të Jashtme.

Por nëse në Zvicër pyesni rreth Carl Lutz, përgjigjja do të jetë “kush”?/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme