Google ADS

Të paktën 11 të vdekur nga sulmi vetëvrasës në Kabul

20:06 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në kryeqytetin afgan të Kabulit, duke i marrë jetën 11 personave e plagosur më shumë se 25 të tjerë.

Në mesin e viktimave ka edhe oficerë policie, njoftojnë dëshmitarët dhe zyrtarët policorë, transmeton portali arbresh.info

Një zyrtar i sigurisë në vendin e ngjarjes konfirmoi që shpërthimi është shkaktuar nga një sulm vetëvrasës, dhe ka thënë që pesë policë janë në mesin e të vdekurve dhe se numri mund të ndryshojë.

Sipas raportimeve, sulmuesi ishte i veshur me uniformë policie ose ushtrie, i cili u afrua pranë grupit të personelit të sigurisë, ku po kryheshin kontrolle për posedim të drogës dhe alkoolit.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme