Rusia paralajmëron Shtetet e Bashkuara

18:24 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Rusia i është përgjigjur zotimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të mbështetur popullin iranian në një mënyrë “të duhur” duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në punët e brendshme “fqinjësore dhe miqësore” të Iranit.

“Ne i paralajmërojmë Shtetet e Bashkuara kundër çdo përpjekjeje për të ndërhyrë në punët e brendshme”, tha të enjten në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tass, zv.ministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, transmeton arbresh.info

“Ne i respektojmë njerëzit e Iranit ndërsa përpiqen të mbajnë qeverinë e tyre të korruptuar larg”, tha presidenti i SHBA në një postim.

“Ju do të keni mbështetje të madhe nga Shtetet e Bashkuara në kohë për rivendosjen e pushtetit”.

Trump ka folur vazhdimisht për Iranin që nga e enjtja e kaluar, kur tubimet masive në qytetin e Mashhad shpërthyen kundër korrupsionit dhe shtypjes së regjimit, përpara se të shtriheshin në shumicën e qyteteve iraniane.

Pavarësisht represionit policor të protestuesve, që vranë më shumë se 20 njerëz dhe qindra të arrestuar, demonstratat vazhdojnë për të tetën ditë rresht në Teheran dhe qytete të tjera në vend.

“Me gjithë përpjekjet e shumta për të shtrembëruar atë që po ndodh vërtet (në Iran), unë jam i bindur se fqinjët dhe miqtë tanë do të kapërcejnë vështirësitë e tyre aktuale,” tha ai.

Ryabkov gjithashtu kritikoi ambasadoren e SHBA-së në Kombeve të Bashkuara Nicky Hailey, për thirrjen e një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar represionin e demonstruesve nga autoritetet iraniane, transmeton arbresh.info

Vlen të përmendet se protesta shpërtheu për shkak të vështirësive ekonomike në skenën e qyteteve më të mëdha iraniane më 28 dhjetor dhe u përhap shpejt në qytete të tjera në Iran dhe pastaj u kthye në demonstrata kundër regjimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme