Google ADS

“Ne kemi qëndrimet e qarta, nuk i ndryshojmë për dëshira të individëve të papërgjegjshëm”

18:08 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i LDK-së Ismet Beqiri ka reaguar ndaj deklaratës së Nasim Haradinaj, që ka edhe deputetë të kësaj partie që do të votojnë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale, shkruan arbresh.info

Ai ka thënë se një deklaratë e tillë ka irrituar familjarë e qytetarë të Kosovës.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Të dashur anëtarë dhe simpatizant të LDK-së

Sot gjatë ditës lexuam një deklaratë,më mirë të themi një të pavërtetë,nga ai që ka irituar,shqetësuar familjar e qytetarë të shumt të Kosovës.

Me të as nuk ka fol as nuk fol askush prej Deputetëve të LDK-së.Ne kemi qëndrimet e qarta,nuk i ndryshojmë për deshira të individëve të papërgjegjshëm.Gjykata Speciale nuk është dëshirë e jona,por ajo tani është një obligim i yni ndërkombëtar.Jemi për shtet të së drejtës dhe ruajtje të raporteve me miqët tanë ndërkombëtar,shtetet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mos mashtro se nuk të beson askush./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme