Google ADS

Avokatët në ‘luftë’ për të ndaluar botimin e librit mund të fundosë Trumpin

16:25 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Avokatët që punojnë për presidentin Donald Trump janë duke tentuar të ndalojnë botimin e një libri që përmban informacione shpërthyese për presidencën e tij, raportojnë mediat amerikane.

Një letër kërkon që autori Michael Wolff dhe botuesi i librit të ndalojnë menjëherë dhe të heqin dorë nga çdo botim ose shpërndarje e mëtejshme e librit, transmeton portali arbresh.info

Zjarr dhe furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit, pritet të botohet të martën.

Libri gjerësisht citon ish strategun e Trumpit, Steve Bannon.

Në mesin e një morie deklaratash shpërthyese, Z. Bannon tha se mendonte se takim midis Donald Trump Jr dhe një grupi rusësh ishte “tradhtar”.

Takimi është duke u hetuar nga prokurori special Robert Mueller si pjesë e hetimit të tij mbi marrëveshjet e mundshme midis zyrtarëve të fushatës Trump dhe Rusisë./Arbresh.info/

Të ngjashme