Google ADS

Kosova reagon për dhunën në Iran

15:09 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës po ndjek me vëmendje të shtuar protestat në Iran dhe në koordinim të vazhdueshëm me partnerët e saj bën thirrje tek autoritetet iraniane për të respektuar të drejtat demokratike dhe njerëzore për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Kosova rreshtohet përkrah partnerëve ndërkombëtar në mbështetje të të drejtave themelore të iranianëve, duke përfshirë të drejtën e lirisë së shprehjes. Kosova u bën thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën”, thuhet në një deklaratë për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme