Neymar ka përkrahur mesfushorin Philippe Coutinho duke i uruar shkëlqimin te Barcelona.
Ylli i Liverpoolit pritet t’i bashkohet gjigantit spanjoll këtë muaj, transmeton portali arbresh.info. Barcelona është duke përgatitur një ofertë madhështore prej 150 milionë euro për reprezentuesin brazilian, i cili është kërkuar për transferim nga klubi në La Liga edhe gjatë verës së kaluar.
25-vjeçari beson se ka luajtur tashmë ndeshjen e fundit te Liverpooli nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp dhe bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, ylli i PSG-së, Neymar, ka përkrahur bashkëlojtarin brazilian.
Neymar u largua nga Camp Nou verën e kaluar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro për transferim në Liga 1. Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu që Neymari dëshironte që Coutinho t’i bashkohet PSG-së, por mesfushori i Liverpooli ëndërroi transferim te Barcelona.
Neymar shpreson që Coutinho të shkëlqej në Camp Nou së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin./arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...