Macron propozon ligje kundër lajmeve të rreme

13:36 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Macron propozon ligje kundër lajmeve të rreme

Presidenti francez Macron ka propozuar ligje kundër lajmeve të rreme, shkruan independent, transmeton arbesh.info.

Që kur është zgjedhur president Macron ka kritikuar mediat ruse që kanë shpërndarë lajme të rreme gjatë fushatës së tij.

“Nëse duam ta mbrojmë demokracinë, duhet të kemi legjislacione më të forta” ka thënë Macron në një konferencë për media.

Macron ka thënë që ky legjislacion ka të bëjë me platformat mediatike që shpërndajnë lajme të rreme.

Si pjesë e ligjit portalet duhet të tregojnë se kush I financion dhe për secilin sponzorizim që u bëhet lajmeve të tyre.

Ai ka thënë që ky ligj do të jetë në fuqi vetëm gjatë zgjedhjeve pasi do të cenonte lirinë e fjalës./Arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme