Google ADS

Hamza: Nga 1 Janari në fuqi masat për mbrojtjen e biznesit

12:11 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Financave, Bedri Hamza, është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka si dhe kryetarin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.

Ministri Hamza ka thënë se në fund të vitit të kaluar janë kryer të gjitha procedurat administrative për masat e ambientit për biznes.

“Këto vendime janë në fuqi nga data 1 Janar dhe presim të implementohen pa vështirësi. Qëllimi jonë është të krijojmë kushte dhe ambient që bartës i rritjes ekonomike të jetë sektori privat. Këto vendime kanë të bëjnë me heqjen e Doganës dhe lirimin e akcizës. Strategjitë administrative janë Ligji për TVSH, kodi i doganave, akcizave, të ardhurat e korporatave etj”, ka thënë ai.

Hamza shtoi se sot janë takuar me Safet Gërxhaliun, Arian zekën, dhe Astrit Panxhën për tu dakorduar për këtë.

Sipas tij, kalimi i TVSH-së nga kufiri në brendi përmirëson shumë gjëra./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme