Lekaj: Të gjitha rrugët rajonale e nacionale të Kosovës janë të kalueshme pa problem

09:09 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj ka informuar se rrugët rajonale e nacionale janë të kalueshme.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se edhe pse rrugët janë të kalueshme duhet pasur kujdes qytetarët.

Postimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Kosovë ka pasur reshje të borës (me intensitet të ulët), raportet e para nga terreni na tregojnë se të gjitha rrugët rajonale e nacionale të Republikës së Kosovës janë të kalueshme pa problem (në segmentet rrugore ku është vërejtur se ka ngrica dhe lagështi është intervenuar me hedhje krype, po ashtu në disa segmente rrugore, në vendet malore, ka patur edhe rrëshqitje të vogla të dheut, të cilat janë sanuar) edhe përkundër se rrugët janë të kalushme, duhet të përshtatet shpejtësia e lëvizjes nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Po ashtu menaxherët rajonal na njoftojnë që edhe rruga për Restelicë (Dragash) është e hapur tërësisht, pasë problemeve që i kishte nga erodimet e gurëve dhe të dheut gjatë ditës së djeshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme