Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Naser Ramadani drejtor i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP), foli për faktorët kryesor të ndotjes së ajrit në Kosovë, viruset dhe epidemitë e mundshme si pasojë e kësaj ndotje.
Ramadani fillimisht sqaroi se, ajri në Prishtinë dhe Kosovë nuk është në nivelin që duhet të jetë, për këtë IKSHP, sipas tij, ka marr një sërë masash e rekomandimesh për reduktimin e ndotësve të ajrit.
Burimet e kontaminimit, ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë, sipas Rasmadanit, janë të shumëfishtë, nën një, termocentralet e KEK-ut, pastaj makinat e vjetra dhe nën tre janë djegiet e pakontrolluara për ngrohje, në shtëpitë private e kolektive.
Instituti kombëtarë, sipas tij, ka bërë alarmin e parë në vitin 2009, sensibiliteti për ruajtjen pastërtisë së ajrit duhet të bërë në vazhdimësi. IKSHP, sipas tij, në vazhdimësi ka dhënë rekomandimet për qytetarët si të ndikohet në ruajtjen e ajrit të pastër.
“Ne kemi rekomanduar vazhdimisht që të ndikohet faktorët e ndotjes së ajrit te ne të reduktohen. Filtrat në Kosova A dhe ndalimi i importimit të makinave të vjetra kanë ndikuar sadopak në reduktimin e ndotjes së ajrit, por nuk duhet të presim që përmirësimi i cilësisë së ajrit, të ndodhë për një kohë të shkurt”, thotë Ramadani.
Kontrollimi i makinave dhe rregullimi i komunikacionit në Prishtinë, sipas tij, mundë të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit.
Si masa për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve nga ndotja e ajrit IKSHP, sipas tij, ka ndërmarr një sërë masash e një nga to është edhe vaksinimi i qytetarëve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...