Google ADS

Në Islandë është bërë e paligjshme që meshkujt të paguhen më shumë se gratë

08:50 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Në Islandë është bërë e paligjshme që meshkujt të paguhen më shumë se gratë

Sipas një ligji të ri bëhet e ditur se në Islandë është bërë e paligjshme që meshkujt të paguhen më shumë se gratë, shkruan Aljazeera, transmeton arbresh.info.

Ky legjislacion është i pari  në vitin 2018 që është bërë pjesë e Kushtetutës së këtij vendi.

Nën ligjin e ri agjencitë e punësimit dhe qeveria duhet të kenë të paktën 25 veta të certifikuar që tregojnë se nuk janë duke u bërë dallime në paga.

Ata që nuk i përmbahen këtij ligji do të përballen me dënime.

Sipas udhëheqësit të qeverisë ky ligj është modeluar që të mbajë rregull dhe ta ndalojë diskriminimin gjinor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme