Shqipëria pritet të çeli negociatat me BE në presidencën bullgare

01:34 | 4 Janar 2018
Trina Galanxhi

Shqipëria pritet të çelë negociatat e antarësimit me BE, në 6 muajt e parë të 2018. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, konsiderohet si një nga prioritetet kryesore të presidencës Bullgare.

Në një intervistë për RTSH-në në Sofje, kryeministri Bojko Borisov, e sheh të afërt prespektiven e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Vendi im prej Janarit dhe për 6 muaj, ka presidencën e rradhës së Bashkimit Europian. Unë nuk mund të flas perpara votimit të vendeve antare, por sot mund të them se ne jemi bashkë për prespektiven europiane të Shqiperisë. Në të njejtën linjë jemi edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.”

Presidenca Bullgare ka në fokus të saj, pikërisht vendet e Ballkanit perëndimor dhe për këtë fakt, vetëm pak ditë përpara marrjes së presidencës, Sofja mikpriti lideret e Ballkanit në një tyreze të gjërë me Bankën Botërore për projeketet zhvillimore. Disa milionë euro pritet të mbështetesin jo vetëm projektet të rëndësishme si koridoret 8 dhe 10, por edhe nxitjet dhe zhvillimin e sektoreve të tjerë jetikë për Ballkanin, siç janë energjia dhe bujqësia. Borisov thotë se Shqipëria është në rrugën e  duhur dhe negociatat janë shumë afër.

“Ne duam dhe presim permbushjen e detyrimeve qe ka vendi juaj si dhe respektimin e rregullave dhe shtetit te se drejtes,kjo eshte rruga e duhur”.

Në 1 Janar 2018, Sofja zyrtare mori presidencën e rradhës së Bashkimit Europian. Ajo gjithashtu ka marrë dhe rolin e liderit për mbështetjen dhe financimin e projekteve të rëndësishme zhvillimore në vendet e Balkanit Perëndimor, ndaj Shqipëria me përmbushjen e detyrimeve, pret çeljen e negociatave të antërësimit gjatë presidencës Bullgare./zhurnal/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme