Google ADS

Pas 29 vitesh bie borë në Florida

00:10 | 4 Janar 2018
Trina Galanxhi

Moti i ftohtë ka prekur edhe Floridën, vendin që nuk kishte parë borë që prej 29 vitesh.

Mbi motin e keq dhe stuhitë që kanë kapluar SHBA-të, shërbimi meterologjik kombëtar kishte paralajmëruar ditë më parë, transmeton portali arbresh.info

Borë ka rënë edhe në qytetin e Nju Jorkut.

Stuhitë e mëdha kanë shkaktuar mbylljen e disa rrugëve në Florida, ndërsa Nju Jorku është duke shënuar temperaturat më të ulëta që nga dita e Krishtlindjeve.

Si pasojë e motit të keq, 11 persona kanë humbur jetën në SHBA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme