Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje liderëve te Kosovës dhe deputetëve të parlamentit ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë te pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës.
Këto thirrje vijnë disa ditë pas përpjekjeve të Parlamentit të Kosovës për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
Analisti Bekim Kabashi theksoi se viti 2018 pritet të jetë një vit i brishtë për stabilitetin politik
Kabashi theksoi se deklaratat që vijnë nga Amerika janë tepër serioze siç dhe është serioze dhe interesi i disa grupeve të individëve për ta shfuqizuar këtë gjykatë.
E profesori dhe njëherësh njohësi i çështjeve politike në vend, Muhamed Kelmendi thotë se me Amerikën duhet të bisedohet për zgjerimin e kompetencave të këtij ligji, pra për dënimin edhe të kriminelëve serb, “e nëse kjo nuk ndodh atëherë të ndodhë edhe shfuqizimi i saj”. /Tribuna/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë