Arsenali dhe Chelsea kanë barazuar në derbin e zhvilluar në Emirates Stadium në kuadër të xhiros së 22-të të Premierligës.
Kjo ndeshje ishte një nga më të mirat deri më tani në këtë sezon, pasi që të dy skuadrat zhvilluan lojë të hapur dhe të bukur.
Arsenali kaloi në epërsi por Chelsea arriti ta përmbyste rezultatin në 1 me 2 dhe deri në minutën e 90+1 ishte në epërsi, por mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin barazoi në 2 me 2.
Me të filluar loja përsëri, Chelsea krijoi një super aksion dhe kishte mundësi ta fitonte takimin, por Morata u mohua nga Chech, ndërsa Zappacosta u mohua nga transverzalja.
I pyetur nga gazetarët trajneri francez, Arsene Wenger, se si do të kishte reaguar në raste se Zappacosta do të shënonte, ai është përgjigjur se do të bëntë vetëvrasje.
“Ndoshta do të bëja vetëvrajse”, ishte përgjigja e Wenger.
Më tutje ai ka folur edhe për vendimet e gjyqtarëve dhe se ata nuk po kritikohen sa duhet nga mediat angleze.
“Sot ju nuk mundeni të lexoni asnjë shkrim për referimin e gjyqtarëve”, përfundoi trajneri francez. /arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...