Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk ka humbur kohë që të ofrojë mbështetjen ndaj protestuesve antiqeveritarë të Iranit, ndërsa ndryshe nga ai, qeveritë në Europë janë duke “vëzhguar me kujdes” situatën.
Udhëheqësit europianë kanë shprehur shqetësimin e tyre pas shpërthimit të trazirave që lanë të vdekur të paktën 21 njerëz në disa qytete në Iran, shkruan “afp”, transmeton portali arbresh.info
Trump, i cili e konsideron Republikën Isamike armikun më të madh të Lindjes së Mesme, premtoi mbështetje për iranianët që përpiqen të “marrin në dorë” qeverinë e tyre.
Në të kundërtën, Bashkimi Europian, që ka normalizuar lidhjet me Teheranin që nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015, ka lëshuar një deklaratë me fjalë ngushëlluese për viktimat dhe ka bërë thirrje “që të gjithë të përmbahen nga dhuna”.
Berlin bëri thirrje që regjimi t’i përgjigjet protestave “përmes dialogut”, duke i kërkuar Teheranit që “ të respektojë lirinë e shprehjes”.
BE-ja konsideron se marrëveshja bërthamore me Teheranin është njëra ndër më të mirat që mund të frenojë Iranin rreth armëve bërthamore, ndërsa Trump mendon ndryshe.
Trump ka theksuar se “Irani nuk e ka respektuar marrëveshjen”./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë