Tre raste të kafshimeve nga qentë endacakë për një ditë

22:10 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Tre persona dje kanë denoncuar në polici kafshime nga qentë endacakë.

Në stacioni policor Aerodrom, N.S.(42) nga Shkupi dje në ora 9:30 ka denoncuar se ditën e njëjtë në ora 7:40 derisa ka lëvizur nëpër bulevarin “KAÇKJ” e ka sulmuar qen endacak dhe e ka kafshuar në këmbën e djathtë.

H.S.(65) ka denoncuar se në rrugën “Banjalluçka’ rreth orës 14 e ka sulmuar qen endacak dhe e ka kafshuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë.

Rasti i tretë është denoncuar nga T.M.(34). Derisa ajo me fëmijën e saj të mitur kanë kaluar pranë pikës për pritje të autobusëve në rrugën “Vele Markov”, i kanë sulmuar dy qen, ku njëri prej tyre e ka kafshuar T.M. në këmbën e majtë.

Gjatë muajve të fundit ka pasur më shumë raste të këtilla të kafshimeve nga qentë endacakë./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme