Stuhia vdekjeprurëse “Eleanor” godet Europën

21:13 | 3 Janar 2018
Trina Galanxhi

Stuhia dimërore “Eleanor” ka goditur pjesën më të madhe të Europës veriore, duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Nga stuhia është goditur edhe Britania e Madhe, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Për shkak të erërave të fuqishme, një skiator ka humbur jetën në Alpet franceze, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në Zvicër një tren ka dal nga binarët, duke plagosur disa njerë, ndërsa në Holandë një përson është lënduar pasi u godit nga një pemë.

Shpejtësia e erës ka arritur deri në 200km/h.

Stuhia “Eleanor” është stuhia e pestë që ka goditur Europën.

Në Francën veriore, stuhia ka lënë pa energji elektrike më shumë se 200 mijë familje.

Në Paris janë mbyllur disa linja ajrore, Kulla Eifel dhe parqet.

Në Gjermani stuhia me emrin “Burglind” ka përfshirë pjesën më të madhe të vendin. Keq është goditur edhe Zvicra, ku më shumë se 14 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Belgjika është vënë në alarm, ndërsa autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme