SHBA përgatitet për stuhinë ‘bombë’

21:08 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

SHBA po përgatitet për një ‘ciklon bombë’, një fenomen meteorologjik, për të cilin zyrtarët thonë se do të arrijnë gjatë të ftohtit që ka kapluar vendin dhe ka marrë jetët e 11 personave.

Sinoptikët thonë se presioni i rëndë do të çojë në një stuhi shpërthyese përgjatë lindjes së SHBA-ve, dhe tashmë po sjell borë në Floridë, transmeton portali arbresh.info

Shtetet e Bashkuara tashmë janë në ditën e dhjetë të temperaturave rekord të ulëta që nisën rreth Krishtlindjes.

Por stuhia e re e parashikuar ka bërë që meteorologët të vendosin një term të ri.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar se “masa ajrore e Arktikut do të mbetet e mbërthyer në dy të tretat e vendit lindor deri në fund të javës”.

“Temperaturat shumë të ftohta dhe dridhjet e erës së ftohtë të rrezikshme priten”, shtoi NWS./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme