Lidhur me dënimin e katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar edhe ish- kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.
Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi përmes një statusi në Facebook dënimin e deputetëve e ka cilësuar si një lajm shumë të keq.
Ky është postimi i plotë tij:
Në ketë fillimviti nuk mund të kishte lajm më të keq se ky i sotmi, i cili më shumë se qartë konfirmon diferencimin e madhe që ka vendosur gjyqësori i Kosovës në mes deputetëve që gjoja na paskan kryer vepër penale, duke i dënuar disa, e më të tjerët nuk është marrë fare?! A ishin deputetët e dënuar sot të vetmit që hodhën gaz lotsjellës?
Është e ditur se veprimet deputetëve janë bërë mbi bazën e bindjeve të tyre dhe me të drejtën që ua jep Kushtetuta, dokumenti bazë i shtetit thotë se: ” Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”(neni 95). Ndërsa, në Rregulloren e Punës se Kuvendit shkruan: “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem! (Rregulla 10) Në rastin tonë, po shihet se gjyqtari nuk e ka lexuar as Kushtetutën e as Rregulloren e Punës, mbase as nenet e Kodit Penal të Kosovës, si nenin 2, 20, 22, 375 dhe 409, se pa pasoja e dashjes nuk ka elemente të veprës penale. Në nenit 2, paragrafi tre shkruan: Përkufizimi i një vepre penale duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë dhe nuk lejohet interpretimi sipas analogjisë. Në nenin 20 shkruan: Personi nuk është penalisht përgjegjës kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojës mungon lidhja shkakore. Neni 22 nënvizon: Dijenia, dashja, pakujdesia ose qëllimi i kërkuar si element i veprës penale mund të nxirret nga rrethanat faktike. Ndërsa po të lexohen me vëmendje nenet 375 e 409, te Kodit Penal , rastet në shqyrtimin tonë nuk mund të kenë analogji, pasi nuk përkojnë me veprat penale që përshkruhen në këto dy nene të Kodit Penal. Vendosja e analogjisë mes veprës se kryer dhe asaj që e sanksionin KP, nuk është e lejueshme. Lirimi i të akuzuarve ka qenë mundësia e vetme.
Sipas aktgjykimit të shqiptuar sot, do të thotë se deputeti nuk duhet me përkushtim t’i kryejnë detyrat e veta për ta mbrojtur interesin e Kosovës, e as të mbrojnë tërësinë dhe integritetin territorial e institucional të Kosovës.
Nëse shikohet ajo që thuhet në Rregulloren e Punës së Kuvendit, veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, përfshirë edhe deputetët e akuzuar kanë vepruar konform Betimit të dhënë në Kuvendin e Kosovës. Kur kësaj i shtojmë edhe konfirmimin se Gjykata Kushtetuese e cila ka konstatuar se në Marrëveshjen e Brukselit, Kryeministrat e Kosovës, Kushtetutën e kanë shkelur në 23 nenet e saja (fjala është për marrëveshjen e Bashkësisë së Komunave Serbe). Madje edhe një grup i madh i ekspertëve dhe një Komision i ngritur se fundi kanë konfirmuar se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar nga dy ministra të ish qeverisë së Kosovës, është e dëmshme dhe se Kosova humbë territor mbi 8000 hektar. Në raste të tilla, cili, sipas gjykatës do të duhej të ishte veprimi i deputetëve? A të pajtoheshin ata me të papajtueshmen?!
Nga kjo që thonë këto dy dokumente relevante, Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës se Kuvendit, ndjekja penale do të duhej të bëhej ndaj atyre që kanë bërë Marrëveshje të cilat e kanë rrezikuar tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit dhe jo ndaj atyre që e mbrojtën tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit. Opozita dhe deputetët që e hodhën gazin lotsjellës për t’i kundërshtuar Marrëveshjet në fjalë, kanë kryer obligimin e tyre që ua jep Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës se Kuvendit. Ndaj tyre në ketë rast do të duhet të pushonte çdo ndjekje penale. Ndërsa, vendimi i sotshëm do të duhej të ishte lirues.
Vendimi i sotshëm do të duhej të ishte një sihariq i mirë për vendin. Se drejtësia në Kosovë po nis një fillim të ri. Fillimin e sundimit të ligjit. Kjo, sot i duhej Kosovës.
Kam besuar se vendi im, pas Luftës Çlirimtare, i ka pushuar praktikat e shumëzimit të “armiqve të popullit” përmes dënimeve politike. Por, si duket përderisa bashkëjetohet me nostalgjiket e atij sistemi e të asaj shkolle, në Drejtësinë tonë, do të kemi vendime të tilla absurde./Arbresh.info
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...