Shokon nëna shqiptare, nxjerr në shitje fëmijët: Po s’u shitën do i vras

17:30 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Një nënë nga Fieri me inicialet E.R., ka tronditur rrjetin social me postimin e saj.

Nëna ka nxjerrë në shitje dy fëmijët e mitur për inat të ish-burrit.

Denoncimi është bërë në redaksinë e newsbomb.al nga babai i fëmijëve me inicialet V.G., banues në Tiranë, i cili i shqetësuar thotë se ky postim vjen si “hakmarrje” e ish-gruas së tij.

I riu, baba i dy fëmijëve, i martuar tashmë me një grua tjetër thotë për newsbomb.al se ish-gruaja e tradhtonte dhe pas shumë kohësh ata janë divorcuar. Tashmë ajo nuk e lejon që fëmijët ta takojnë dhe është larguar në Greqi te prindërit e saj.

Por përtej historisë së çiftit, newsbomb.al vendosi ta publikojë këtë denoncim për vetë përmbajtjen e rëndë të statusit që nëna e këtyre dy fëmijëve ka bërë në rrjetin social ku thotë se nxjerr në shitje të vegjëlit e saj. “Po nuk u shitën urgjent do i vras se ma kanë sjellë në majë të hundës. Unë dua të shijoj jetën si beqare”, shkruan gruaja nga Fieri.

Stafi ynë i bën thirrje gjithashtu organeve kompetente të nisin menjëherë hetimet për të verifikuar e ndjekur këtë publikim shqetësues që po qarkullon në rrjet./NEWSBOMB

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme