Mesfushori spanjoll i Manchester City, ka zbuluar arysen se pse ai është duke munguar në disa ndeshje të skuadrës.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Instagram”, David Silva ka sqaruar se ai ka probleme familjare.
David Silva është bërë baba në këto ditët e fundit, por që foshnja ka lindur para kohe dhe është duke luftuar për jetë.
https://www.instagram.com/p/BdfNy_gF846/
“Dua të falënderoj të gjithë për mesazhet e ngrohta që më keni dërguar javët e fundit.
Një falënderim special për shokët e skuadrës, trajnerin dhe klubin, që e ka kuptuar situatën time familjare dhe më kanë mbështetur.
Dua të ndaj me ju lajmin e lindjes së djalit tim Mateo, që erdhi në këtë botë para kohe dhe po lufton dita-ditës për t’ia dalë mbanë, bashkë me ndihmen e mjekëve”, ka shkruar David Silva. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...